EULEX-i i shqetesuar per procesin zgjedhor

shte e rendesishme te thuhet se EULEX-i eshte i shqetesuar me procesin zgjedhor jo me debatin politik por me procesin - qe do te thote se ne jemi duke kerkuar nje proces fair dhe te sigurt ne pajtim me ligjet e Kushtetuten tha Marnak
Shefi i misionit evropian per sundimin e ligjit ne Kosove Ksavier But De Marnak eshte takuar me kryeministrin ne doreheqje te Qeverise se Kosoves Hashim Thaci. Me kete rast kreu i EULEX-it tha se misioni qe ai drejton do te beje perpjekje maksimale per te ndihmuar procesin zgjedhor ne Kosove.
Eumlshte e rendesishme te thuhet se EULEX-i eshte i shqetesuar me procesin zgjedhor jo me debatin politik por me procesin - qe do te thote se ne jemi duke kerkuar nje proces fair dhe te sigurt ne pajtim me ligjet e Kushtetuten tha Marnak duke theksuar nevojen e nje kujdesi te shtuar sa i perket sigurise ne diten e zgjedhjeve.
Ne anen tjeter kryeministri ne doreheqje Hashim Thaci shprehu bindjen se institucionet e Kosoves ne bashkepunim me faktorin nderkombetar ne vend do te arrijne te organizojne nje proces te drejte zgjedhor. Sipas Thacit Kosova eshte ne rruge te mbare per suksese te reja.
Eumlshte nje sprove e re per spektrin e Kosoves per te organizuar zgjedhje te lira. Kam besim te plote se te gjithe do te kemi sukses - nje sukses ky qe do te koordinohet me autoritetet nderkombetare me ICO-ne edhe me EULEX-in me te gjithe miqte dhe partneret e tjere nderkombetare por edhe me pjesemarrjen e shume vezhguesve dhe autoriteteve vendore deklaroi Thaci.
Kryeministri ne doreheqje tha se sundimi i ligjit ne Kosove nuk duhet te ndikohet nga politika ditore. Sundimi i ligjit nuk njeh kohe te pershtatshme apo te papershtatshme. Sundimi i ligjit nuk duhet te ndikohet nga politika ditore as nga media e as nga askush por thjesht nga profesionalizmi ndash pra mbi te gjitha te jete sundim i ligjit u shpreh Thaci.
Nderkaq sa u perket hetimeve te prokuroreve te dyshuar per afera korruptive shefi i EULEX-it Ksavier But De Marnak tha se ne ditet dhe javet e ardhshme do te kete zhvillime te reja ne kete drejtim.
Hetimet jane duke vazhduar dhe kjo eshte nje pune mjaft serioze. Une shpesh kam thene se nuk ka afate kohore per mediat per opinion publik. Afatet gjyqesore nuk jane te njejta. Duhet kohe per tu pergatitur ne menyren e duhur nese deshironi qe te keni nje rast te mirefillte para gjykates.
Une besoj ne aftesite e gjykateseve dhe te prokuroreve tane qe gjerat ti kryejne ashtu si duhet. Hetimet po vazhdojne dhe do te kete zhvillime ne disa prej javeve apo diteve te ardhshme tha Marnak.