E Diel, 1 Nëntor 2026

Wordsworth Serbet te marrin pjese ne zgjedhje

Ambasadori britanik ne Beograd Stephen Wordsworth tha sot se serbet e Kosoves duhet te marrin pjese ne zgjedhjet e organizuara nga qeveria ne Prishtine. Mendoj se duhet te marrin pjese pasi qe parlamenti ne Prishtine merr vendime qe i perkasin jetes se tyre. E kuptoj se si mendojne njerezit por ketu nuk behet fjale per pranimin e pavaresise. Individet nuk e pranojne pavaresine kjo eshte ceshtje e shtetit tha Wordsworth duke shtuar se te njejten gje ua kishte thene edhe shqiptareve te Presheves ne vitin 2007. Ne nje interviste per mediat serbe Wordsworth ka thene se nga Beogradi largohet e pershtypjen se Serbia ka perparuar ne kater vjetet e fundit e kryesisht ne muajt e fundit. Si ceshtje kryesore Wordsworth ka permendur pajtimin per nisjen e dialogut Prishtine-Beograd. Ekzistojne ceshtje te ndjeshme per zgjidhjen e te cilave duhen dy tri ose me shume perpjekje. Ajo cka deshirojme te shohim te te dy palet eshte vullneti i qarte ashtu qe edhe kur eshte shume veshtire zgjidhja te gjendet ka thene ambasadori britanik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›