E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i kërkonkompromis përgjykatat në veri

PRISHTINE- EULEX-i ende nuk është në gjendje të thotë se kur do të funksionalizohen plotësisht gjykatat në pjesën veriore të Kosovës. Zyrtarët e misionit evropian për polici dhe drejtësi, u bëjnë thirrje shqiptarëve e serbëve që të gjejnë një zgjidhje kompromisi.

Ka më shumë se dy vjet që në këto gjykata shqiptarët dhe serbët nuk punojnë së bashku. Disa muaj më parë misioni EULEX, vendosi në gjykatat në veri disa gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë dhe po vazhdon përpjekjet që të bindë Prishtinën dhe Beogradin që të arrijnë një kompromis në mënyrë që ato të kthehen në funksion me punonjës shqiptarë dhe serbë. Kjo për faktin që janë rreth 12 mijë raste që presin zgjidhje.

Zëdhënësi i misionit EULEX, Blerim Krasniqi, i tha Dë-së se misioni EULEX, i vetëm nuk është në gjendje që t'i vendosë në funksion të plotë gjykatat pa një zgjidhje kompromisi ndërmjet palëve të përfshira.

“Mirëpo duhet patur parasysh se në gjykatën e qarkut në Mitrovicë ashtu si në tërë Kosovën ekziston vetëm një sistem gjyqësor dhe gjykatësit dhe prokurorët që duhet të kthehen në gjykatat e veriut duhet të punojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe duhet të jenë të pranueshëm nga të gjitha palët”.
(m.a/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›