EULEX-i, lëvizja Vetëvendosje paralajmëron protesta
Lëvizja “Vetvendosje” ka paralajmëruar protesta pas deklaratës së fundit të Solanës për shtrirjen e misionir EULEX në Kosovë.
Gjatë një interviste për Radio Kosovën kreu i levizjes ka reaguar ashpër rreth deklaratës së shefit të diplomacisë së BE-së, Javier Solana, por edhe të disa diplomatëve të OKB-së, sipas të cilëve është arritur pajtueshmëri e duhur mes palëve për rikonfigurimin e misionit civil ndërkombëtar në Kosovë, përkatësisht shtrirjen e EULEX-it.
“Politikanët e Kosovës tjetër flasin e tjetër veprojnë”- ka thënë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Sipas tij, ata paraqitën tepër të butë me ndërkombëtarët, kurse para mediave në Kosovë bëhen se nuk lëshojnë pe për çështjet e ndjeshme.
“Do të zhvillojmë protesta dhe demonstrata, për formën dhe kohën e të cilave po zhvillohen konsultime të duhura”- tha ai. (rtk)