E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del për të peshkuar, vdes në barkë

Saranë- Ka dalë për të peshkuar, por ka ndërruar jetë në barkë. Ngjarja ka ndodhur sot në Sarandë, ku peshkatari 59 vjecar, Skënder Ibraj ka humbur jetën duke peshkuar së bashku me të birin.

Ai mësohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrore, ndikuar edhe nga temperaturat e ulëta. Sipas policisë, peshkatari kishte dalë për punën e përditshme, edhe pse kapiteneria nuk kishte dhënë lejën për daljen në det të mjeteve të lundrimit.

Ndërkohë që burimet nga të njohur të tij, deklarojnë se ai ka qenë i shtrënguar të dilte pavarësisht motit të keq për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike në të cilën ndodhej familja e tij. Ishte baba i pesë fëmijëve dhe të ardhurat e detut, ishin të vetmte me të cilat mbahej shtëpia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›