Mbytet peshkarexha tjetër. Sindikata: Dëmi 500 mijë euro
Durrës- Thellohen pasojat e dëmtimeve të përplasjes së tragetit "Aurela"me peshkarexhat në portin e Durrësit. Sot është mbytur edhe peshkarexha e tretë e cila në momentet e përplasjes me tragetin ndodhej e ankoruar në afërsi të peshkarexhave "Acquario" dhe "Taulantia".
Mjeti i peshkimit quhej "El Passo" dhe kishte pronar Klodian Kapitin. Peshkarexhat ishin aktive në gjuetinë e peshkut deri në thellësi të ujërave të hapura bregdetare dhe në momentet kur u mbyten kishin një bilanc pozitiv të peshkimit.
Ata ndodheshin të ankoruara në fillim të kalatës pasi prisnin qetësimin e kohës për tu rinisur për në peshkim. Dëshira për të fituar kohë në momentet e nisjes pas përmiresimit të kohës, këtë rradhë nuk i ndihmoi, pasi mbetën në thellësi të ujërave.
Specialistet e gjuetisë së peshkut në këtë port thanë se mbytja e këtyre mjeteve do të ndikojë në uljen e rezervave të peshkut të freskët në Durrës.
Anija e tretë që u mbyt " El Passo" ishte dmtuar që në përplasjen e ndodhur mes tragetit dhe që pati si bilanc 2 anijë të mbytura dhe 7 të dëmtuara. Që në oret e para të incidentit të ndodhur, pronari i saj konstatoi se uji po hynte në sallën e motorit, në fillim me ngadalë, por më pas me rritjen e peshes së anijes nga depertimi i ujit dhe zhytja më në thellësi, u rrit ndjeshëm.
Punonjesit e sindikatës duke llogaritur vlerën e 3 anijeve të mbytura tashmë si 4 dhe të tjerave që janë dëmtuar keqazi në pjeset fundore të skafeve metalike duke i shpënë në prag mbytjeje thonë se dëmi arrin në 400.000 – 500. 000 Euro.
Per këtë kanë hartuar dhe një peticion ndaj Kapitenerisë së Porteve të Shqipërisë që krahas masave për të shmangur incidente të tilla që mund të kenë pasoja më të renda, të zhdëmtojnë peshkatarët deri në qindarkën e fundit.