E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fshatrat e Pukës, 3500 banorë të izoluar nga bora

Pukë- Dëbora e rënë, shoqëruar me erë të fortë ka izoluar shume banorë në fshatrat e thellë të Pukës. Sipas nënprefektit të Pukës, Dedë Përshpali janë rreth 3500 banorë të fshatrave të kësaj zone që janë të bllokuar.

Por, sipas tij rasti më kritik është për një familje, shtëpia e të cilës është shembur kretësisht dhe ata tashmë janë në mes të rrugës.

Sipas nënprefektit të Pukës, Dedë Përshpali, familja e shtetasit Isuf Ibraj me 9 persona, e ka të dëmtuar banesën e saj që nga dimri i kaluar si pasojë e reshjeve tëdëborës. Banesa është gjysmë e shembur dhe e pabanueshme, por gjatë kësaj kohe, 9 pjesetarët e kësaj familjeje të varfër kanë vazhduar të jetojnë në të, pasi nuk kanë mundësi as për ta riparuar dhe as për u vendosur diku tjetër.

Dëbora e rënë natën e së premtes dhe të shtunën ka bërë që banesa thuajse të shembet plotësisht duke rrezikuar jetën e 9 pjesëtarëve të familje, ku 7 janë fëmijë. Në këto kushte drejtuesit e komunës Iballë dhe të fshatit ku jeton familja e Isuf Ibrajt , kanë vendosur që pjesëtarët e saj t'i largojnë nga banesa dhe t'i vendosin provizorisht diku tjetër.

Nënprefekti Përshpali thekson se lidhur me këtë rast është informuar dhe prefektura e Shkodrës, në mënyrë që të gjende një zgjidhje dhe ti jepet një ndihmë për strehim kësaj familjeje tepër të varfër.

Dëbora e rënë në rrethin e Pukës ka sjellë probleme në qarkullimin e disa akseve rrugore pasi i ka gjetur të papërgatitur firmat që kanë për t'i mirëmbajtur ato.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›