Bie nga pallati depozita e ujit, vdes 66-vjeçari
Kukës- Moti i keq ka shënuar viktimën e parë. Por, jo si pasojë e të ftohtit. Ka ndërruar jete në spitalin e Kukesit Haxhi Tota, 66-vjeç nga ky qytet.
Vdekja e 66-vjeçarit nga Kukësi ka ardhur si rezultat i plagëve të marra në kokë nga rrëzimi i një depozite uji nga terraca e një pallati 6-katësh në qendër të qytetit të Kukesit.
Depozita e ujit, nga të dhënat policore është rrëzuar si pasojë e erërave të forta deri në stuhi të shenuara mëngjesin e së shtunës në rajonin e Kukësit. I plagosuri është transportuar për në spitalin e Kukesit me urgjence, por ka qenë në gjendje kome.
Sipas mjekëve ai ka pasur disa fraktura në kokë dhe ka ardhur në gjendje shumë të rëndë për jetën.
Pas një ditë kujdesi dhe ndërhyrjeve të mjekëve ai nuk ka mundur t'I shpëtojë vdekjes.