E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, ekstradohet nga Italia një 45-vjeçar

Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së Durrësit, bënë të ditur se, shërbimet e policisë morën mbrëmë në dorëzim nga Interpol Roma, 45-vjeçarin Nexhat Koçi.

Sipas burimeve të policisë së Durrësit, në 7 korrik, 2006, Koçi së bashku me disa persona të tjerë kishin vënë në dispozicion të 30 banorëve nga rrethe të ndryshme të vendit motopeshkatoren “Realdo 1” për kalimin e tyre të paligjshëm në Itali, ku për më shume se 3 vjet, ai qendronte i fshehur. Burimet sqaruan se arrestimi i 45-vjeçarit nga Durrësi u bë i mundur falë bashkëpunimit të autoriteteve policore shqiptare dhe italiane.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›