E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Gjaku i sigurt dhe i mjaftueshëm, sfidë për MSH

"Gjak i sigurtë është vetëm gjaku i dhuruar nga vullnetarët, ndërsa format e tjera nuk kanë sigurinë e duhur dhe ndonjëherë në vend që ta ndihmojnë përmirësimin e shëndetit të njerëzve, e përkeqësojnë atë", tha ministri Vasilil, i cili ishte i pranishëm në përurimin e Shtëpisë së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, e mundësuar nga Organizata Shqiptare e Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë të gjithë iniciativat, vullnetet që shprehen në këtë fushë.Ministri Vasili, duke u ndalur tek siguria e gjakut, sqaroi se "Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut, që është institucion shumë i rëndësishëm do të pajisjet në vitin 2010 me pajisjet më moderne për të rritur sigurinë e gjakut në mënyrë absolute". "Çdo sasi gjaku e transfuzuar tek pacientët do të jetë 100 për qind e sigurtë dhe nuk do të ketë më asnjë histori për sëmundje të caktuara që përcillen përmes tij", theksoi ai.

Vasili ka shprehur gjithashtu mirënjohjen për vullnetarët e gjakut, të cilët kryejnë në mënyrë të vazhdueshme një akt të vërtetë dashurie në ndihmë të të gjithë atyre qe kanë nevojë. Gjatë ceremonisë, u shpërndanë dhe çertifikatat për pjesëmarrësit në kursin e trajnimit të vullnetarëve për promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut "Promovues të dhurimit vullnetar të gjakut", zhvilluar nga data 21 shkurt deri më 18 prill 2009. Ky kurs trajnimi ishte pjesë e projektit të MSH me Shkollen Europiane të Mjeksisë Transfuzive, "Zhvillimi i Mjekësisë Transfuzionale në Shqipëri, drejt standarteve Europiane me cilësi".

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›