Emërohet drejtori i ri i ALBPETROL
Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Eknomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Murati u emërua pas shkarkimit të Ilir Gjonit, i cili u shkarkua për shkak të performancës së dobët të kësaj kompanie në vitet e fundit. Ndërkohë Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti tha të enjten në një konference për shtyp se është ngritur një grup pune për të filluar procesin e privatizimit të kompanisë ALBPETROL, proces i cili pritet të kryhet brenda një periudhe 6-8 mujore.
Kreu i METE-s tha se kompania ALBPETROL ka sot probleme serioze financiare duke arritur deri në mos mundësinë e pagimit edhe të pagave të punonjësve. Aktualisht ALBPETROL zotëron 20 % të puseve të naftës në vend. ALBPETROL sh.a. është shoqëri anonime me 100% të aksioneve të zotëruara nga qeveria shqiptare. I vetmi aksioner është Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës. Selia qendrore e kompanise ndodhet në qytetin Patos - Albania.