E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i nis hetimetpër akuzat e Dick Marty

PRISHTINE- "EULEX-i i merr shumë seriozisht pohimet e bëra në raportin e Këshillit të Evropës të përgatitur nga Dick Marty. EULEX-i i ka kapacitetet, ekspertizën, lokacionin dhe juridiksionin për ta bërë shqyrtimin gjyqësor. Ne jemi të gatshëm dhe në gjendje që ta marrim përsipër këtë përgjegjësi. Si një hap teknik fillestar, prokurorët e EULEX-it i kanë nisur hetimet e para."

Ky është qëndrimi i misionit evropian në Kosovë, i cili bën të ditur përmes një deklarate për mediat se kërkon nga të gjithë të përfshirët në ceshtje, paraqitjen e dëshmive të lidhura me akuzat.

"Si një mision për sundimin e ligjit, ne punojmë në bazë të fakteve dhe dëshmive. Pa dëshmi nuk mund të bëhet ndjekja penale. Nëse i pranojmë këtë lloj të informatave, prokurorët tanë janë të gatshëm ta nisin punën menjëherë", përfundon deklarata e EULEX-it.

(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›