“Financial Times”SHBA e BE të lejojnëhetimet në Kosovë
PRISHTINE- Në një editorial me titull “E kaluar e errët e Kosovës”, gazeta britanike “The Financial Times" shpreh qëndrimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian duhet të lejojnë fillimin e investigimeve, pas miratimit të raportit të Dick Martyt në Këshillin e Europës.
“Që nga njohja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në Bashkimin Evropian nuk kanë ushqyer kurrëfarë iluzioni sa i përket ndikimit të keq të korrupsionit të rangut më të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë” shkruan “The Financial Times"
Sipas gazetës, vendet perëndimore, secila veç e veç, nuk janë treguar të gatshme që të hetojnë akuzat sipas të cilave në Kosovë, menjëherë pas luftës për pavarësi, është kryer trafikim organesh njerëzore në Shqipëri. Sipas “Financial Times” nuk ka asnjë arsye për shtyrjen e inicimit të hetimeve, për ato që gazeta i quan, “gjoja krime lufte në Kosovë”.
(e.n/koha/BalkanWeb)