E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Qeveria e re shumëetnike e gjithëpërfshirëse

PRISHTINE-Kryeministri Hashim Thaci premton se qeveria e re do të jetë një qeveri shumetnike dhe gjithpërfshirëse. RTK-së citon Thacin të thotë se pavarësisht se me kë do të formojë koalicion PDK, formacioni i ardhshëm qeveritar të punojë në ndërtimin e një Kosove europiane e euro-atlantike.

“Do të formohet qeveria, të gjitha institucionet e vendit në një periudhë të afatit të rregullt kohor, kushtetues dhe ligjor. Natyrisht se duhet të kalohen procedurat e shpalljes së rezultatit zgjedhor dhe menjëherë do t`i përmbyllim angazhimet tona, për formimin e institucioneve të reja”.
Këto komente, kryeministri në largim Hashim Thaçi i bëri në kremtimin e 5-vjetorit të themelimit të Partisë së Pavarur Liberale Serbe SLS, e cila në kabinetin e kaluar qeveritar ka udhëhequr me 2 ministri, ministrinë e Punës dhe ministrinë e Kthimit.
Kryetari i kësaj partie, Sllobodan Petrovic tha se ajo çfarë e karakterizon këtë parti nga partitë tjera serbe është se politika me të cilën udhëheq ky subjekt politik merret sinqerisht me problemet dhe interesat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
Kjo, sipas Petrovicit është arsyeja pse SLS-ja ka fituar bindshëm në zgjedhjet e fundit në komunitetin serb.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›