EULEX-i nuk do të dërgojë njësitet speciale në Veri

Misioni i EULEX-it nuk do të dërgojë njësitet speciale në veri të Kosovës, ka deklaruar zëvendës shefi i këtij misioni Roy Reeve.
Në një intervistë për mediat serbe, Reeve ka deklaruar se misioni i EULEX-it që nga fillimi ka marrë pjesë në hetimet e incidenteve të fundit në Mitrovicë.
Ai nuk ka saktësuar se deri ku kanë arritur hetimet në rastin e plagosjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Petar Miletiç.