E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundojnë bastisjet në PTK

EULEX-i njoftoi sot se i ka përfunduar bastisjet në tetë lokacione për çështje financiare dhe të korrupsionit në lidhje me një licencë të telekomunikimit.

“Gjatë këtyre bastisjeve, njësia ekzekutive e policisë së EULEX-it në bashkëpunim me Task Forcën Anti-Korrupsion të Policisë së Kosovës kanë marrë me vete dokumente dhe kompjuterë. Dokumentet dhe informatat e mbledhura gjatë bastisjeve do të analizohen me kujdes nga prokurorët e PSRK-së së bashku me hetuesit e policisë”, ka njoftuar EULEX-i, nëpërmes një komunikate shtypi.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i EULEX-it.

Këto hetime janë duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale (PSRK).

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›