EULEX-i nuk është i përfshirë në lejimin e vizitave në Kosovë

Prishtinë, 19 gusht – EULEX-i nuk është i përfshirë në procedurat e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, si dhe në vendimin, me të cilin kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur të suspendojë vizitat e politikanëve serbë në Kosovë.
“EULEX-i nuk është i përfshirë në këtë proces. Ekziston procedura e dakorduar për vizitën e zyrtarëve serbë në Kosovë, në të cilën EULEX-i nuk është i përfshirë”, ka thënë për agjencinë Beta zëdhënësja e misionit të BE-së, Irina Guduleviç. Ajo ka përkujtuar se “kërkesa për vizita të zyrtarëve serbë shkon nëpërmjet përfaqësuesit personal të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në Beograd, Përfaqësuesit special të BE-së në Prishtinë, të cilët e informojnë qeverinë e Kosovës. Pas vendimit që do t’u sjellë qeveria, njoftimi kthehet mbrapa në të njëjtin zinxhir.
Thaçi, siç dihet, e ka njoftuar Përfaqësuesin e lartë të BE-së në Kosovë, Pieter Faith, se qeveria e Kosovës nuk do të lejojë vizitën e sotme të ministrit serb për Kosovë, Goran Bogdanoviq, në Prilluzhë dhe suspendon të gjitha kërkesat e tjera për vizitë.