E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Ndryshimet pozitive janë duke i ndier qytetarët e Lipjanit

Lipjanm, 19 gusht - Kryeministri Thaçi ka përgëzuar udhëheqjen komunale të Lipjanit për qeverisjen e mirë dhe punën e suksesshme që janë duke e bërë. “Ndryshimet pozitive që janë duke ndodhur janë duke i ndier të gjithë qytetarët e kësaj komune, që janë rezultat i investimeve të institucioneve qendrore dhe komunale”, theksoi kryeministri Thaçi duke shtuar se projektet që janë në proces do të vazhdojnë të implementohen, njoftohet nëpërmjet një komunikate.
Qeveria do të mbështet realizimin e të gjitha këtyre projekteve duke mbështetur shpërndarjen e investimeve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Lipjanit.
Kryeministri ka premtuar se do të vazhdojë të përkrah udhëheqjen komunale në Lipjan në ndërtimin e qeverisjes së mirë, efikase dhe transparente  dhe në funksion të rritjes së mirëqenies së gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.  
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, e informoi kryeministrin Hashim Thaçi për realizimin e një varg projektesh, po ashtu edhe për projektet tjera që janë në zhvillim e sipër.  Buja, falënderoi kryeministrin Thaçi dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për ndihmat dhe mbështetjen që kanë dhënë për Komunën e Lipjanit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›