Shumica e ministrive nuk sigurohen më nga Policia e Kosovës

Prishtinë, 19 gusht - Me përjashtim të ndërtesës së qeverisë dhe asaj të kuvendit, që nga 16 gushti shumica e ministrive nuk janë duke u siguruar nga Policia e Kosovës. Sipas Policisë, vendimi është marrë që nga muaji i kaluar, vendim i cili ka dalë nga vlerësimi i sigurisë nga organet e Policisë, ku ka rezultuar si i panevojshëm sigurimi i plotë i këtyre ministrive, raporton KTV. Ndërsa ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, është shprehur se ky vendim është shtyrë deri më 30 shtator dhe nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen këtë sigurim ta bëjnë kompanitë private të sigurimit.