E Diel, 1 Nëntor 2026

Nga viti 2008 mbë 100 azilkërkues në Kosovë

Prishtinë, 19 gusht - Mbi 100 raste të azilkërkuesve janë shënuar që nga viti 2008 e deri sot në Kosovë. Zyrtarë të Ministrisë se Punëve të Brendshme, thonë se “shumica e tyre vijnë nga vendet e rajonit, por ka edhe azilkërkues nga vendet e lindjes: Irani, Afganistani dhe Pakistani, raporton RTK.
Aktualisht, në Kosovë janë 36 shtetas të huaj, 23 prej të cilëve janë strehuar në qendrën për azilkërkues në Prishtinë, ndërsa të tjerët në hotele.
Kosova ka fillar që tu ofrojë strehim shtetasve të huaj të cilët, për arsye të ndryshme, kanë shprehur dëshirën të bëhen shtetas të vendit tonë. “Disa nga azil kërkuesit erdhën në Kosovë duke shpresuar se është vend me ekonomi të zhvilluar, kurse të tjerët erdhën nga vendet me krizë”, thotë Islam Caka, drejtor i departamentit për shtetësi, azil dhe migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, dhe shton se në fillim të këtij viti, është përuruar edhe një qendër ku strehohen azilkërkuesit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›