Kapet skafi me dy persona në Otranto, nuk gjendet drogë
26/05/2010 Gomonia u zbulua në orën tre pas mesnate
TIRANE- Një operacion i përbashkët i Policisë së Shtetit dhe strukturave policore italiane ka sjellë bllokimin e një mjeti lundrues tip gomone, rreth 9 m e gjatë, si dhe arrestimin e dy shtetasve shqiptarë. Sipas policisë, personat e ndaluar quhen Valentin Ndoj nga Fushë-Kruja dhe Arben Isufi nga Delvina, të cilët dyshohet se e përdornin mjetin lundrues me qëllim trafikimin e drogës në drejtim të brigjeve greke dhe italiane. Gjatë kontrollit policia s’ka gjetur asnjë sasi lënde narkotike, por dyshohet se lënda narkotike është hedhur në det. Konkludimi me sukses i këtij operacioni, që çoi në bllokimin e gomones, së bashku me dy personat që ndodheshin në bord, ishte rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohë të informacionit ndërmjet strukturave policore të të dy vendeve. Mjeti lundrues është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në orët e para të ditës së djeshme, teksa lëvizte me një shpejtësi të madhe në drejtim të ishujve të Fanosit (Greqi). Menjëherë janë informuar të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit, si dhe u morën masa dhe u përforcuan shërbimet në det dhe në tokë gjatë gjithë vijës bregdetare. Njëkohësisht në ndjekje të këtij mjeti janë vënë shërbimet e Delta Forcës, si dhe mjeti i Guardia di Finanzias Vlorë, në bordin e të cilit është i dislokuar dhe një punonjës i Policisë Kufitare Shqiptare, 24 orë pa ndërprerje. Gjatë ndjekjes mjeti lundrues ka ndërruar kursin e lëvizjes, duke iu drejtuar brigjeve italiane. Për këtë fakt menjëherë nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare u vunë në dijeni autoritetet policore italiane. Ndjekja e mjetit më pas ka vijuar në ujërat territoriale italiane. Në ndihmë të mjetit të Guardia di Finanzias Vlorë, autoritetet policore italiane kanë vënë në dispozicion dhe një helikopter. Si rezultat i këtij operacioni, rreth orës 02:45, në jug të brigjeve italiane është bërë i mundur bllokimi i mjetit lundrues, si dhe kapja e dy personave që ndodheshin në bord, Valentin Ndoj dhe Arben Isufi. Strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunojnë me autoritetet policore italiane për hetimin e plotë të këtij rasti, pasi dyshohet se mjeti lundrues shërbente për trafik lëndësh narkotike.