Bajrami nënshkruan me Twenten

Emir Bajrami është transferuar zyrtarisht tek Twente. Këtë lajm e kanë konfirmuar klubi holandez, por edhe ai suedez Elfsborg, në uebfaqet e tyre zyrtare.
Futbollisti kosovar ka nënshkruar të martën kontratë katërvjeçare me kampionin holandez.
Sipas mediave suedeze, por edhe atyre holandeze, Twente do ka shpenzuar rreth 4 milionë euro për shërbimet e Bajramit, i cili do të paguhet rreth 700 mijë euro në vit.
Pronari i kampionëve holandezë, Joop Munsterman e njeh mirë mesfushorin ofanziv, të cilin e ka lavdëruar mjaft. Sipas tij, 22-vjeçari do ta ndihmojë shumë Twenten në sezonet që vijnë.
“Bajrami është një artist. Ai ishte futbollisti më i mirë suedez i përfaqësueses U21 verën që shkoi, bashkë me Bergun e Toivonen. Bajrami është i rëndësishëm për ne dhe ai ka një ardhme të ndritshme”, theksoi Munsterman për mediat holandeze.
Mediat suedeze shkruanin të martën se për 22-vjeçarin, ditëve të fundit kanë shprehur interesim disa skuadra, prej tyre edhe gjiganti holandez, Ajax. Por, në fund, për të ardhmen e tij vendosi vetë futbollisti, i cili zgjodhi Twenten.