Prishtine- Beogradraundi i dyteme 28 mars
PRISHTINE- Raundi i dytë i bisedimeve Prishtinë – Beograd do të vazhdojë më 28 mars në Bruksel.
Shefi i ekipit serb për negociatat Borko Stefanoviç ka thënë se disa nga çështjet për të cilat do të debatohet janë librat amë, vulat doganore dhe furnizimi me rrymë i Kosovës, sidomos i enklavave serbe, citon radion serbe B92.
Nga ana e saj Udhëheqja e delegacionit të Prishtinës Edita Tahiri ka deklaruar se në takimin dytë do të propozojë biseda për zgjidhjen e çështjeve të telekomunikacionit dhe të rrymes se energjise elektrike.
Ajo për B92 ka deklaruar se pret vazhdimin e bisedimeve për çështjet që janë inicuar në takimin parë.
“Njëra nga marrëveshjet që duhet të arrihet është edhe ajo për vulat e doganave, sepse ekziston një asimetri e madhe në marrëdhëniet tregtare. Ne kemi lejuar importimin e mallrave nga Serbia e Serbia nuk lejon hyrjen mallrave të Kosovës, madje as transitin e mallrave të Kosovës për në destinacione të tjera. Prandaj është me shumë rëndësi që Serbia të njohë vulën e Republikës së Kosovës. Po kështu është edhe me librat amë. Ato duhet të kthehen. Ne i kërkojmë libra origjinalë të marrë gjatë luftës, ndërsa pala serbe ka propozuar që të ktheje vetëm kopjet. Ka pasur njëfarë përparimi, kemi krijuar një komison miks që e udhëheq EULEX-i e cili do të verifikojë saktësinë e kopjeve dhe të origjinalit.dhe mendoj se në raundin e dytë do të arrihet një marrëveshje rreth kësaj çështjeje”, thotë Edita Tahiri.
(s.g/koha ditore/balkanWeb)