EULEX-i si plotësues dëshirash dhe kërkesash të Beogradit
Vera Dushi & Ilir Kadriu (*)
Gjithmonë jemi munduar që ti largojmë bashkëpunetorët e Serbisë nga Kosova, por që nga shpallja e pavarësisë qeveria e Kosovës e ftoi vetë nje bashkëpunëtor të Serbisë.
EULEX-i një mision ky i BE-së që erdhi në Kosovë kinse për rend dhe sundim të ligjit e ka ndryshuar qëllimin e vetë duke bashkëpunuar me Serbinë dhe duke zhvilluar fushatë të ashpër kundër ish luftëtarëve te UÇK-së
Rasti më i fundit që ndodhi e dëshmon më së miri këtë kur EULEX-i e arrestoi një serb nga veriu për ngjarjet e korrikut të cilin me pas e liroi me kërkesën e Beogradit.
Qeveria e Kosovës as nuk reagoi për këtë lirim të një krimineli serb nga veriu dhe në këtë mënyrë u pajtua dhe e miratoi në heshtje këtë vendim antiligjorë të EULEX-it.
EULEX-i po tregohet shumë aktiv kur është fjala për ish-luftëtarët e UÇK-së bile edhe po i gjykon si kriminelë si ne rastin e Fatmir Limajt i cili edhe pse gëzon imunitet po gjykohet për të njëjtat krime qe u shpall i pafajshëm nga Haga.
EULEX-i është shndërruar në një plotësues dëshirash dhe kërkesash që vijnë nga Beogradi si në rastin e lirimit të kriminelit serb nga veriu.
Qeveria e Kosovës duhet ta rrisë presionin mbi EULEX-in në mënyrë që ky i fundit të fillojë dhe ti bëjë gjerat siç duhet dhe në bazë të kushtetutës dhe ligjeve në Kosovë dhe jo në bazë te kërkesave të kriminelëve serbë si Bogdanoviçi.
(*) Dërguar nga autorët, anëtarë të Forumit Rinor të FDBK-së, Rinia Kombëtare Shqiptare (RKSH). Qëndrimet janë personale