E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia dhe FMN, marrëveshje për një hua të re 1.4 miliardë $

Nga Express më 31 gusht 2011 në ora 19:15

Serbia dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar arritën një marrëveshje për një hua të re prej 1.4 miliardë dollarësh për një periudhë 18 mujore.

Shefi i misionit të FMN-së Albert Jaeger tha sot se marrëveshja do ta ndihmojë Serbinë të ruajë stabilitetin dhe të përmirësojë klimën e biznesit.

Serbia mund ta përdorë huan e re vetëm në se do t’i duhet për të mbrojtur sistemin financiar nga tronditje të mundshme.

Jaeger tha se të dhënat e fundit financiare të Serbisë kanë qenë zhgënjyese dhe kjo e detyroi FMN-në, të parashikojë një rritje më të dobët ekonomike se më parë.

Serbia po përpiqet të marrë vetë nga rënia e thellë ekonomike.

Ekonomia e Serbisë parashikohej të rritej me 3 përqind për 2011 dhe 4.5 përqind për 2012.

Sipas parashikimeve të reja, rritja për 2011 mendohet të jetë 2 përqind dhe për vitin e ardhshëm 3 përqind. /voa/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›