E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Ditët e strukturave kriminale në veri janë të numëruara

Prishtinë, 31 gusht 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë seancës së sotme parlamentare u shpreh se, ditët e strukturave kriminale në veri janë të numëruara.

Kryeministri Thaçi, ka njoftuar deputetët për aksionin policor që forcat e ndjekjes kanë zhvilluar sot në pjesën veriore të Kosovës, duke theksuar se janë konfiskuar evidenca te rëndësishme, por edhe armë të ndryshme, që janë përdorur në veprimet e strukturave kriminale.

Organet e drejtësisë kanë përgatitur edhe një numër të kallëzimeve penale kundër një numër personash, që kanë cenuar sovranitetin e Kosovës për 12 vite. Por unë jam i bindur se, Beogradi zyrtar qëndron prapa strukturave kriminale në veri të vendit, u shpreh Thaçi.

Më tej ai shtoi, se sipas të dhënave të institucioneve të rendit të Kosovës, rezulton se këto strukturat kriminale po shndërrohen në struktura paramilitare.

Ai e mbylli fjalën e mbajtur para ligjvënësve kosovar duke thënë se, Ditët e këtyre strukturave janë të numëruara. Beogradi zyrtar të mos strehojë vrasësit e heroit të Kosovës, policit, Enver Zymberi si dhe të respektojë fletë arrestet ndërkombëtare.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›