E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i ska besim te Policia e Kosovës në Veri

Zyrtarët e EULEX-it besojnë se Policia e Kosovës në Veri të vendit ka afrimitet me të dyshuarit që po hetohen nga ky mision. Sipas tyre, disa hetime janë bërë të pamundura dhe disa aksione kanë dështuar, pasi zyrtarë të Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit kanë bashkëpunuar me të dyshuarit. Burime brenda EULEX-it, shkruan sot Koha ditore, kanë shpjeguar për rastet kur të dyshuarit në atë pjesë të Kosovës kanë arritur të kuptojnë se po hetohen ose po përgatitet një aksion kundër tyre. Rasti i fundit ka ndodhur më 15 shkurt të këtij viti. Sa herë që ka bashkëpunim me PK-në, ka rrjedhje të informacionit, i kanë thënë gazetës burime brenda misionit. Kjo nuk nënkupton se nuk do të bashkëpunohet kurrë me të, por në rastet e ndjeshme është vlerësuar se është më mirë që ta kryejmë vetë punën, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë brenda misionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›