E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe si komb

Une jam i bindur gjithashtu se zoti Berisha do ta pranoje kete ide do ta pranoje thirrjen qe po i bej nepermjet ketij shkrimi dhe nepermjet nje letre qe do ja dergoj keto dite sepse koha nuk pret. Une dua qe koleget e mi te Kosoves te Shqiperise te Maqedonise e cila ka gjithashtu delegacion parlamentar ne Keshillin e Europes te kapercejne dasite e tyre politike te brendshme dhe ti pergjigjen kesaj thirrje.

Nga Behgjet Pacolli

Sic kam bere me dije me gjeresisht kohet e fundit une jam perpjekur me heret me nxit nje reagim te Kosoves ndaj zonjes Karla Del Ponte pas botimit te librit te saj. Te njejtin paralajmerim e kam bere dhe ndaj Dik Martit kolegut te saj qe gjate kohes kur ai vizitoi Kosoven prej nga nuk pritej ndonje gje e mire.

E kam shpjeguar kete dhe ne librin tim autobiografik Nga sfida ne Sfide. I kam bere thirrje asokohe zoteri Hashim Thacit dhe drejtuesve te Organizates se Veteraneve te Luftes por thirrja ime e mehershme nuk u degjua.

Sot situata eshte pak me ndryshe. Nuk behet me fjale per libra kunder Kosoves qe te mund te nenvleftesohen si atehere. Kemi nje raport monstruoz te ketij njeriu qe nuk e ka fshehur qe me heret simpatine per Serbine. Ky raport na akuzon se kemi kryer nje krim te tmerrshem per qyteterimin- trafik organesh me roberit e luftes.

Ky raport doli ne mediat kryesore te botes dhe na demtoi shume ne imazhin tone kombetar te cilin e kemi permiresuar me shume mund. Nese projektrezoluta qe i paraprin raportit miratohet ne Keshill te Europes atehere akuza do te mbaje te njollosur per nje kohe te gjate jo thjesht Hashim Thacin jo thjesht Kosoven por edhe Shqiperine gjithe kombin shqiptar. Madje pjeserisht dhe Perendimin aleatin tone kryesor ne keto fitore te medha te koheve te fundit- pavaresine e Kosoves dhe hyrjen e Shqiperise ne NATO.

Ka nje rruge te vetme me e heqe nga kurrizi akuzen e rende qe na e ka vendose Serbia nepermjet emrit te parlamentarit zviceran i cili harxhoi dy vjet e gjysem parate e taksapaguesve europiane per te ricikluar shpifjet e Beogradit sic tha kryeministri Berisha.

Ne 24 janar 2011 Asambleja e Keshillit te Europes duhet ta hedhe poshte teresisht projektrezoluten e Dik Martit dhe keshtu bashke me te raporti i tij i mbushur me shpifje cmendurake do te perfundoje ne koshin e historise. Ky do te jete nje akt i vetem me te cilin ne do te fitonim menjehere perballe Serbise ne rrafsh nderkombetar njejte sikur me GJND-ne dhe ne raste te tjera. Po si mund te arrihet kah kjo fitore

Une mendoj se jane tre pikat kyce qe te cojne kah fitorja. Se pari kompaktesimi i faktorit shqiptar ne Ballkan ne sulm ndaj ketij raporti dhe ideatoreve te tij sepse sulmi eshte mbrojtja me e mire. Se dyti koordinimi me perendimin grupet parlamentare perendimore ne Keshill te Europes kancelarite perendimore perfshi SHBA-ne.

Se treti ofrimi i gatishmerise per tu hetuar per akuzat por jo nepermjet urdherit te Keshillit te Europes sic don Dik Marti dhe Serbia. Hetimi duhet te behet nepermjet krijimit te nje grupi ad hoc te EULEX-it plus prokurorise se Kosoves apo nepermjet nje grupi ad hoc ekspertesh te hetimit sic sugjeronte profesori i i njohur Ivo Banac.

Berisha te therrase nje tubim mbarekombetar te partive parlamentare

Sot une nuk ndihem me vetem. Sot nuk mendoj ti drejtohem Hashim Thacit dhe Organizates se veteraneve sepse raporti nuk kritikon ata- kjo duhet kuptuar njehere e mire ne Kosove dhe kudo. Sot kam ide te tjera per te realizuar keto tre pika ne objektivin tone per te hedhur poshte projektrezoluten dhe bashke me te per ta mundur Serbine ne nje forum europian.

Kam folur me mikun tim Shpetim Idrizi kryetarin e PDU-se nje partie me bosht te forte kombetar njeherazi anetar ne delegacionin e Shqiperise ne Keshill te Europes. Kemi arritur ne perfundimin se zoteri Sali Berisha duhet te therrase urgjentisht nje tubim te krereve te partive parlamentare te hapesires shqiptare.

Pse Sali Berisha Pse ai do te shkoje ne Keshill te Europes ne 24 janar Pse ai perfaqeson vendin ame i cili akuzohet gjithashtu prej Martit ndaj atij i duhet te reagoje ne emer te saj Pse zoteri Sali Berisha ka autoritetin personal me i thirre lideret e kesaj hapesire ne nje tubim mbarekombetar

Do kisha dashur ta therrisja vete por si drejtues i AKR-se gjegjesisht i Koalicionit per Kosove te re nuk perfaqesoj nje institucion me autoritetin e nevojshem per ta realizuar kete tubim. Nga ky tubim unik ne historine e pluralizmit ne viset tona nga ky demonstrim i unitetit dhe forces se faktorit shqiptar perballe akuzave te tilla monstruoze te Serbise duhet te dale nje dokument nje leter nje thirrje te gjitha kancelarive perendimore.

Atyre duhet tu sqarohet pse Serbia duhet te heqe dore nga fajesimi i shqiptareve si komb por duhet tu kerkoje ndjese atyre njejte sikur Bosnjes Sllovenise dhe Kroacise. Atyre duhet ti shprehet gatishmeria per te pranuar nje hetim te institucioneve qe kane mandat per hetimin. Atyre do tu kerkohet bashkerendimi ne 24 janar per ta hedhur poshte raportin.

Une jam i bindur se Perendimi do ta kuptoje forcen tone si faktor i perbashkuar forcen e aleatit me te mire te perendimoreve ne Ballkan. Une jam i bindur se Perendimi do ta hidhte poshte gjithsesi ate pjese te projektrezolutes qe ka brenda absurde te medha. Si mundet Keshilli i Europes nje organizate jo vendimmarrese te mendoje te fajesoje apo te urdheroje Bashkimin Europian EULEX-in te beje kete apo ate gje

Si mundet te besoje Dik Marti apo Serbia se Keshilli i Europes nepermjet nje rezolute jovendimmarrese plot shpifje antihistorike do te marre kompetencat e Bashkimit Europian ne nje territor si yni ku ne jemi sovrane dhe ku BE nepermjet EULEX-it na ndihmon ne ushtrimin e sovranitetit Une jam i bindur se Serbia do te mendohet mire para se te nderrmarre inisiativa te tilla antishqiptare.

Une jam i bindur gjithashtu se zoti Berisha do ta pranoje kete ide do ta pranoje thirrjen qe po i bej nepermjet ketij shkrimi dhe nepermjet nje letre qe do ja dergoj keto dite sepse koha nuk pret. Une dua qe koleget e mi te Kosoves te Shqiperise te Maqedonise e cila ka gjithashtu delegacion parlamentar ne Keshillin e Europes te kapercejne dasite e tyre politike te brendshme dhe ti pergjigjen kesaj thirrje.

Nga simbolika e ketij takimi me vlere kombetare kur te shohim sa shume jemi dhe sa mire do ndihemi bashke do te dalin mesazhe me vlere per te gjithe. Bashke jemi me te forte. Nese nuk reagojme sot te gjithe bashke neser do te jete vone. Ne kohe Te gjithe si komb

NOA

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›