EULEX-i zhvarros eshtrat e tre personave

Ekspertë të EULEX-it nga Departamenti për Mjekësi Ligjore kanë zhvarrosur eshtrat e 3 personave dhe kanë kthyer eshtrat e 2 personave të tjerë në fshatin Pastesel, afër qytetit të Rahovecit.
"Të tre personat e zhvarrosur do të merren në Departamentin për Mjekësi Ligjore, në mënyrë që të bëhet autopsia e tyre dhe të identifikohen", thuhet në komunikatën e misionit evropian.
Alan Robinson, bashkëkryesuesi i Departamentit për Mjekësi Ligjore, tha se ky institucion "është i angazhuar plotësisht në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur dhe kthimin e mbetjeve mortore te familjet përkatëse".