E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX, katër arrestime për çështjen “Bllaca”

Policia ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar 4 persona në lidhje me rastin “Bllaca”. Sipas zyrës për informim të misionit Europian, personat janë arrestuar në Prishtinë, ndërsa hetimet që janë duke u zhvilluar, kanë të bëjnë me pohime për vrasje të rëndë dhe tentativë vrasjeje, të kryera në vitin 1999 dhe 2000.

EULEX nuk ka publikuar identitetin e 4 personave të arrestuar, por mësohet nga burimet e afërta me këtë mision, se arrestimi ka të bëjë me rastin “Bllaca”.

Më herët, gjatë fundit të vitit 2009, Nazim Bllaca, i vetëdeklaruar si agjent i SHIK-ut, doli në qendër të Prishtinës dhe tha se ka kryer vrasje dhe ka marrë pjesë edhe në vepra tjera penale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›