Pensionet, ISSH: Fshatit i rritet më shumë se qytetit

Pensionet e pleqërisë urbane dhe invaliditetit u rritën më 4 %, ndërsa me 7 % u rritën pensionet e fshatit. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, skema e shpërndarjes se pensioneve të rritura ka filluar që sot. Krahas rritjes së pensioneve, qytetarët do të marrin edhe të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta nga Këshilli i Ministrave, që janë kompesime për ndryshimin e çmimit të energjisë, për çmimin e bukës, vajgurit apo lëndëve djegëse.
Evelina Koldashi, Drejtore e Përgjithshme në Institutin e Sigurimeve Shëndetësore tregon se sa do të përfitojnë pensionistët e fshatit dhe të qytetit nga kjo rritje.
Gjithashtu, nga ky vendimi i qeverisë përfitojnë edhe ata që përfshihen në programet të veçanta, si ushtarakët, minatorët, ish- punonjësit e industrisë ushtarake, detare dhe profesor.
Nga kjo skemë rritje, do të përfitojnë mbi 570. 000 pensionistë, 385.000 pensionistë qytetit, 160.000 pensionistë fshati si dhe kategoritë që marrin trajtim të veçantë. Fondi i vënë në dispozicion në këtë rast është 270 milion lekë në muaj.