Rikthim tek Çajupi, studimi, gratë punojnë më shumë

“Burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që su bie, se nga gratë rrojnë”. Është një shprehje mjaftë e vjetër, por njëkohësisht edhe e re. Në shek e 21-të, situata është ende e njëjtë.
Sipas zv. Ministres së Punës, Filloreta Kodra, sipas një studimi të realizuar ditët e fundit se si e shpenzojnë kohën shqiptarët, del në pah se burrat punojnë shumë herë më pak se gratë.
Por ky mentalitet vazhdon të përçohet edhe tek brezat e rinjë. Sipas zv. Ministres,për ta ndryshuar një situatë të tillë, duhet që së pari të punohet për të ndryshuar mentalitetin shqiptar.
Në krahasim me vendet e rajonit, në Shqipëri mbizotëron mentaliteti maskilist ku ende vazhdon që të ketë ndarje të vendeve të punës në bazë të gjinisë. Gjithashtu, puna e grave është më pak e paguar se ajo e burrave.