EULEX kontroll banesës së komandantit të UCK
Prishtinë - Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Policia e EULEX-it ka kryer sot një kontroll në shtëpinë e ish-komandantit të UçK-së, Azem Syla, në fshatin Kishnarekë.
Supas EULEX, kontrolli është i lidhur me hetimet në rastin Bllaca.
"Kontrolli është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje", thuhet në njoftimin e EULEX-it.
EULEX gjatë kontrollit pati një numër të konsiderueshëm policësh që mbërritën në shtëpinë e ish-komandantit të UCK me 6 automjete.
(db, BalkanWeb)