E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, sukses në zbatimin e strategjisë antikorrupsion dhe konfiskimin e aseteve të krimit

Raporti i EURALIUS, gazeta “55” boton edhe pjesën e tretë dhe të fundit

Raporti i ekspertëve të Bashkimit Evropian për asistencë në fushën ligjore dhe atë të drejtësisë, vlerëson angazhimin e Qeverisë “Berisha” për të shpallur si prioritet të rëndësishëm luftën për parandalimin e fenomenit të korrupsionit. Prioritetet te qeverisë shqiptare për ndëshkimin e korrupsionit janë quajtur “Strategjia ndër sektoriale për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe për qeverisje transparente”, e cila përmban një plan të integruar të veprimit të Ministrive të Linjës.
Raporti flet me nota pozitive për zbatimin e planit kundër korrupsionit, duke konstatuar se Ministritë kanë adaptuar draftin.
“Ne kemi verifikuar implementimin e Planit të Veprimit te Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit gjatë takimeve që kemi zhvilluar me ta. Në bazë të këtij takimi, që zgjati një orë ne pamë që Plani i Veprimit është njohur nga Ministritë e Linjës dhe u duk që po ndiqen rrugët sistematike, për implementimin e tij. Për implementimin e strategjisë antikorrupsion dhe planin e veprimit, Projekti PACA (projekti kundër korrupsionit në Shqipëri) është siguruar një financim gjigant i Bashkimit Evropian, i cili aktualisht është duke dhënë kontribut të rëndësishëm në luftimin e korrupsionit në sektorët e edukimit, duke përmirësuar transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen shoqërore në sistemin e edukimit”, thuhet në raport.
Gjithashtu, në raportin e ndërkombëtarëve vërehet angazhimi i kryeministrit Berisha, për korrupsion zero në administratën publike dhe në çdo sektor tjetër shtetëror.
Raporti vëren një fenomen korruptim në ulje në sistemin e drejtësisë dhe atë shëndetësor. Duke e konsideruar korrupsionin ai një fenomen që minon besimin e qytetarëve, ekspertët e Bashkimit Evropian, veçojnë se vitet e fundit ka shënuar rënie të ndjeshme të rasteve të gjalla të korrupsionit. E njëjta gjë vlen edhe për bluzat e bardha, atje ku vëmendja e qeverisë ka qenë më optimale. Rritja e rrogave të mjekëve dhe ndërgjegjësimi i tyre për t’i thënë stop korrupsionit dhe ryshfetit, ka rikthyer besimin e qytetarëve. E njëjta gjë vlen të theksohet edhe për institucionet e edukimit.

Angazhimi për kuadrin ligjor
Raporti thekson se ka pasur një angazhim korrekt për zbatimin e planit të veprimit, në luftën kundër korrupsionit. Për këtë janë zhvilluar mbi 18 takime individuale ku i është ofruar ekspertizë e drejtpërdrejtë Ministrive të Linjës, për të përmirësuar draftin e Planit të Veprimit. Krijimi i Njësisë së Përbashkët Hetimor, një bashkëpunim ky i prokurorëve publikë, policisë me hetuesit e saj të specializuar (kryesisht në taksa dhe dogana). Ata punojë me oficerët e ndërlidhjes, Shërbimin Sekret dhe ILDKP.
“Njësitë e Përbashkëta Hetimore janë vendosur në 7 rrethe të vendit. Të dhënat e Qeverisë, gjatë një përgjigje shkresore Komisionit Evropian, flasin për një progres të prekshëm. Autoritetet shqiptare i japin mbikëqyrje punës legjislative dhe masave të posaçme, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik. Përshtypja e përgjithshme e jona është se ka një potencial të mirë për të luftuar korrupsionin dhe krimin ekonomik. Një pikë pozitive ne vërejmë, rritjen e përgjegjshmërisë dhe vetëdijes për ngritjen e Gjykatës Administrative. Ajo që ne konsiderojmë negative është se ka mungesë të iniciativave për të shqyrtuar sistemin e imunitetin të gjyqtarëve”, thuhet në raport.

Konfiskimi i aseteve të krimit
Raporti i EURALISU, vëren se në legjislacionin shqiptar është integruar së fundmi ligji Antimafia, për kapjen dhe konfiskimin e pasurisë, me origjinë segmentet e krimit.
“Një seri e caktuar të dhënash kriminale, i janë nënshtruar një hetimi të plotë financiar. Në një rast të caktuar, personi që i nënshtrohet hetimit, duhet të justifikojë origjinën e të ardhurave të tij personale. Kur ai e justifikon atë, asetet që fillimisht janë konfiskuar si kriminale i kthehen, por në të kundërt ato konfiskohen sipas ligjit antimafia”, thuhet në raport. Raporti i ekspertëve të Bashkimit Evropian, thekson se ligji po zbatohet me korrektësi, për të zeruar asetet e mafias në ekonominë shqiptare.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›