E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX ndihmë profesionale për qendrat e paraburgimit në Kosovë

PRISHTINË -Zv/kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot Stephen Jonston, Udhëheqës i Shërbimit Korrektues të EULEX-it, me të cilin diskutoi për punët që po bëhen në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës dhe për mundësinë e ngritjes së kapaciteteve të këtyre qendrave.

Ministri Kuçi kërkoi mbështetjen e njësitit të Shërbimit Korrektues të EULEX-it në ngritjen e kapaciteteve të qendrave korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë.

Ndërsa, z. Jonston premtoi mbështetjen profesionale të njësitit të Shërbimit Korrektues të EULEX-it në luftë ndaj dukurive negative brenda qendrave korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës, posaçërisht në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në klasifikimin e të burgosurve dhe risocializimin e tyre me anë të programeve adekuate, si dhe funksionalizimin e njësisë ekonomike të SHKK-së.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›