Tiranë: Sulmohet banka NBGvdes arkëtarja, plagoset roja
Të tjera rreth shkrimit FOTO nga vendngjarja, banka e sulmuar
TIRANE – Filiali i bankës NBG në sheshin “Shtraus” në kryeqytet është sulmuar sot nga një grabitës i armatosur dhe si pasojë ka humbur jetën arkëtarja e këtij filiali. Gjithashtu është plagosur polici privat që ruante bankën. Banka e sulmuar ndodhet në zonën e njohur në Tiranë me emrin Xhamllëku.
Sipas burimeve policore, që citojnë dëshmitë e para të grumbulluara nga personat që ndodheshin aty pranë, autori ka qenë një person me maskë në kokë. Rreth orës 15:00, ai ka qëlluar me pistoletë, fillimisht nga jashtë për të eliminuar rojen (Skënder Elmazi, 53 vjeç), e më pas brenda në drejtim të arkëtares e cila nuk ka pranuar të dorëzojë paratë. Gjendja shëndetësore e kësaj të fundit është paraqitur menjëherë shumë e rëndë. Ajo është dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Viktima është identifikuar si Leonora Kaloçi, 44-45 vjeç, nënë e dy fëmijëve.
Për momentin nuk është e qartë nëse është arritur apo jo të grabiten para dhe në çfarë sasie. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Një person që dyshohet si autor i ngjarjes është shoqëruar në komisariat.
Dy vite më parë, i njëjti filial ka qenë objekt i një tjetër tentativë grabitjeje.
(im/shqiptarja.com)