E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i EULEX-it largohet nga Kosova më 15 qershor

PRISHTINE - Shefi i EULEX-it, Xavier de Marnhac, ka njoftuar se do të përfundojë mandatin e tij më 15 qershor të këtij viti, datë në të cilën nis një fazë e re për misionin evropian në Kosovë.

Në njoftimin e publikuar nga mediat në Kosovë, shefi i EULEX-it shprehet se përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, është pajtuar që pas rishikimit të fundit strategjik të EULEX-it, de Marnhac të mos jetë më në krye të misionit.

“Viti i kaluar ka qenë vërtetë sfidues, por po ashtu ka treguar që EULEX-i ishte në gjendje t’i përshtatej kësaj sfide. Ndërkohë, ka treguar që Kosova është në rrugën e duhur, përderisa institucionet dhe shoqëria e saj vazhdojnë t’i aspirojnë parimet dhe vlerat qe përkrah BE”, -ka thënë de Marnhac, i cili mori detyrën në vitin 2010.

De Marnhac ka premtuar vazhdimin e axhendës së sundimit të ligjit deri në fund te qëndrimit të tij, ndërsa kërkoi përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të policisë, doganave dhe gjyqësorit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›