E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijët, burim informacioni internetin, jo median

TIRANË- Rreth 68 për qind e fëmijëve në kryeqytet kanë pranuar se interneti zë kohën më të madhe ditore të tyre.
Sipas një sondazhi të kryer në 500 fëmijë të shkollave të mesme dhe 9-vjecare në Tiranë, të anketuarit kanë treguar se burimi i informacionit nuk është media, por interneti.
Fëmijët janë shprehur se programet televizive në përgjithësi nuk u përgjigjen kërkesave të moshës së tyre.

3 të pestat e fëmijëve thanë se e përdorin internetin disa herë në ditë ndërsa vetë 1 e pesta e përdor një herë në ditë.

Sipas fëmijëve, frekuentimi i rrjeteve sociale ishte qëllimi kryesor i përdorimit të internetit.

Media më e preferuar për fëmijët mbetet televizioni dhe gjysma e të anketuarve kishin deklaruar se shikonin television 1 deri në 3 orë në dotë, kurse 19 për qind e fëmijëve shihte më shumë se 3 orë në dite televizion.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›