E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perleshje me thika mes 2 grupeve, tre te plagosur

Durres- Tre te plagosur dhe po kaq persona nen hetim, eshte pasoja e nje perleshje me thika mes dy grupeve te rinjsh ne qytetin bregdetar te Durresit. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem prane vendit te quajtur “Mbikalimi i Shenavlashit”. Burime policore konfirmuan lajmin dhe bene me dije se tre te rinj te moshave 19-20 vjec perfunduan ne spital me plage thike ne trup, ndersa nisen hetimet per shkaqet dhe autoret e krimit. “Sherri ka ndodhur per motive te dobeta, ku debati degjeneroi ne perdorimin e armeve te ftohta”, shtuan burime te policise per hetimin e kesaj ngjarjeje. Policia nuk ka identifikuar te dyshuarit, por mendohet se perleshja mund te kete ndodhur mes, vete te plagosurve. Deshmitaret qe njoftuan policine pane dy grupet teksa debatonin tek mbikalimi i Shenavlashit dhe me pas kane nxjerre thikat, duke i shkaktuar plage te renda njeri-tjetrit. Burime nga spitali i Durresit thane se te demtuarit kane plage ne pjese te ndryshme te trupit dhe i jane nenshtruar nderhyrjeve kirurgjikale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›