E Diel, 1 Nëntor 2026

Provat për ujësjellësin e ri të Vlorës baltosin bulevardin e qytetit

Në bulevardin kryesor të qytetit të Vlorës është bllokuar qarkullimi për disa orë ditën e djeshme, sepse në një segment të tij papritur ka shpërthyer uji. Menjëherë në vend kanë mbërritur uniformat blu të qarkullimit rrugor që kanë sistemuar përkohësisht qarkullimin dhe më pas edhe mjetet e rënda të ndërmarrjes së shërbimeve publike.

Më pas është mësuar se gjithçka ka ndodhur pas një prove që po bënin me ujësjellësin e ri të qytetit. Presioni i madh i ujit që ka kaluar për një çast në tubacionin e shtruar në mes të bulevardit ka bërë që të dëmtohet rubineti në njërin segment të tij dhe uji të shpërthejë në mes të bulevardit duke u bërë problem për makinat që nuk mund të kalonin aty dhe për kalimtarët që u duhej të kalonin mes baltës sepse menjëherë në bulevard shpërtheu edhe balta. Do të duheshin disa orë për të sjellë situatën në normalitet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›