E Diel, 1 Nëntor 2026

EULEX po punon për kthimin e gjykatësve në veri

Zëdhënësja e EULEX-it, Christina Herodes, ka thënë për agjencinë e lajmeve Tanjug se qëllimi i bisedimeve të EULEX-it me Beogradin dhe Prishtinën është që të shkohet përpara, ashtu që gjykatësit serbë dhe shqiptarë të kthehen në gjykatat e Mitrovicës.

“Nuk mund ta themi datën e saktë kur dhe si do të ndodhë kjo, sepse jemi në bisedime. Jemi duke punuar në këtë drejtim dhe po bisedojmë me Beogradin dhe Prishtinën”, ka thënë Herodes.

Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale në veri të Mitrovicës ka rifilluar punën në tetor të vitit 2008, pasi që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës për më shumë se shtatë muaj kanë qenë të mbyllura. Tani në to punojnë vetëm gjykatës dhe prokurorë të EULEX-it. telegrafi/start

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›