Emri i Maqedonisë, Haga hap sot gjyqin
Përfaqësuesi i palës së Shkupit, Nikola Dimitrov para gjykatësve ndërkombëtarë do të shpalos memorandumin- dokumentin e shkruar, i cili përmban argumente se Greqia ka shkelur nenin 11 të Marrëveshjes së Përkohshme, me ç`rast është bllokuar edhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO në Samitin e fundit në Bukuresht.
Dokumenti përmban të gjitha deklaratat e funksionarëve grek dhe tekstet e publikuara, të cilat mund të shërbejnë si dëshmi. Nga ana tjetër, pala greke ka afat që të jap përgjigje deri më 20 janar, ndërsa pastaj të dyja palët do të presin vendimet konkrete të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Padia e Maqedonisë kundër Greqisë është dorëzuar pranë kësaj gjykate dhe ajo përbëhet nga 11 faqe. Praktikat e deritanishme kanë treguar proceset e tilla gjyqësore zgjasin me vite të tëra, duke përfshirë tre deri në pesë vite. (ina)