EULEX rinis seancën në Gjykatën e Mitrovicës
Mitrovicë - Zëdhënësja e komponentes së drejtësisë në kuadër të EULEX-it Kristina Herodes ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se procesi gjyqësor kundër dy personave të akuzuar për plaçkitje në Leposaviq, i anuluar të hënën, ka rinisur sot në Gjykatën e Qarkut, që gjendet në pjesën veriore të Mitrovicës.
Qytetarët serbë në Mitrovicë kishin penguar nisjen e këtij procesi gjyqësor të udhëhequr nga gjykatësit e EULEX-it, duke kërkuar që së pari të zgjidhej çështja e funksionimit të drejtësisë në veri në kuadër të planit 6 pikësh. Sot nuk ka protesta jashtë objektit të Gjykatës së Qarkut dhe raportohet se seanca po zhvillohet në kushte normale.