Presidenti Sejdiu përmbylli vizitën në SHBA
Prishtinë -Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu përmbylli vizitën në SHBA. Në ditën e fundit të qëndrimit atje ai zhvilloi takime me ambasadorët e vendeve anëtare të organizatës botërore El Salvadorit, Nigerisë dhe Namibisë. Ai i njoftoi ambasadorët lidhur me përparimet që janë bërë në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë dhe rolin e saj si faktor i stabilitetit në rajon, ndërsa kërkoi që qeveritë e vendeve të tyre të njohin pavarësinë e Kosovës. Sejdiu në të gjitha takimet ka kërkuar nga zyrtarët e vendeve që enede nuk kanë nohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë sa më shpejtë.