E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis: Gëzojmë mbështetjen e ndërkombëtarëve për emrin

Athinë - Ministrja e Punëve të Jashtme të greke Dora Bakojanis ka deklaruar se lidhur me qëndrimin që Athina Zyrtare mban ndaj çështjes së emrit, Greqia gëzon mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve. Në një intervistë për revistën gjermane Shpigel, ajo ka mohuar faktin se Greqia është kokëforte në kontestin e emrit me Maqedoninë dhe për këtë e bllokon anëtarësimin e saj në NATO. Sipas saj, "Kompromisi është i domosdoshëm për stabilitetin e tërë rajonit. Nuk mund të pranojmë një shtet që dëshiron ta ruajë logjikën politike të Ballkanit të së kaluarës dhe që ëndërron për Maqedoni të Madhe ".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›