E Diel, 1 Nëntor 2026

Bullgaria mbështet Maqedoninë në anëtarësimin në NATO dhe BE

Shkup - Sofja zyrtare do të përkrah anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE. Këtë e ka deklaruar kryeministri bullgar gjatë takime që ka zhvilluar me krerët më të lartë maqedonas në Shkup. Përmes një konference të përbashkët për shtyp me homologun maqedonas, Nikolla Gruevski, Sergej Stanishev u shpreh se Bullgaria do të vazhdojë të jap ndihmën e saj për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Kryeministri bullgar Sergej Stanishev, sot e theksoi mbështetjen për Maqedoninë prej shpalljes së pavarësisë deri në integrimet evroatlantike.

Kryeministri bullgar lidhur me regjistrimin kontestues të OMO Ilinden, parti e maqedonasve në Bullgari, tha se kjo është punë e gjykatës, e jo e politikës dhe se konsideron se partia nuk dëshiron t`i plotësojë obligimet ligjore, me qëllim që të mbetet në qendër të vëmendjes.

"Dua të shpreh kënaqësi nga firmosja e marrëveshjes së sotme për bashkëpunim ekonomik midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Bashkëpunimi ynë ekonomik edhe deri tani është i mirë dhe ai është në rritje të vazhdueshme", theksoi kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›