EULEX’i rritet në veri?

Mungesa e një zgjidhjeje për rifunksionimin e tërësishëm të gjykatave në veri të Mitrovicës duket se mund ta detyrojë misionin e Bashkimit Evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë që të rrisë praninë e vet në këtë pjesë të vendit.
Aktualisht në tërë rajonin e Mitrovicës, EULEX-i ka personel prej 534 personash prej të cilëve 381 janë pjesë e komponentit të policisë, 30 të komponentit të drejtësisë, 57 të komponentit të doganave dhe 66 të angazhuar në administratë dhe në zyrën e shefit të misionit.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se për momentin nuk ka plane për rritjen e numrit të misionarëve evropianë në veri, por se një gjë e tillë mund të ndryshojë.
”EULEX-i nuk planifikon të rrisë numrin e personelit në veri të Kosovës. Sidoqoftë, nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje për kthimin e gjykatësve dhe prokurorëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës, EULEX-i do të jetë i detyruar të rris numrin e gjykatësve dhe prokurorëve ndërkombëtar”, tha ai.
Bisedimet ndërmjet EULEX-it, autoriteteve kosovare dhe atyre serbe për rikthimin e gjykatësve e prokurorëve në gjykatat në veri të Kosovës deri më tani nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.
Ideja për rikthimin e gjykatësve serb ”të akredituar” nga Qeveria e Serbisë ishte hedhur poshtë nga përfaqësues të institucioneve përgjegjëse në Kosovë, të cilët e kishin cilësuar të papranueshëm një hap të tillë.
Problemet që lidhen me veriun e Kosovës vazhdojnë të mbizotërojë agjendën e veprimeve jo vetëm të misionit EULEX, por edhe të mekanizmave vendor dhe ndërkombëtar në Kosovë. Mirëpo, përveç veriut Bashkimi Evropian duket se është i interesuar të rris praninë e vet edhe në pjesët e tjera të Kosovës.
Ditë më parë, Bashkimi Evropian i ndau një buxhet prej më se 1.6 milion eurosh Zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë për periudhën marsi-gusht të këtij viti, kur përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Pieter Feith, edhe i përfundon zyrtarisht kontrata.
Zëdhënësja e Përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Julia Rueter, tha se Brukseli ka vendosur që të forcojë rolin e kësaj zyre në Kosovë.
“Kjo do të përfshijë, për shembull ofrimin e mbështetjes për autoritetet kosovare në proceset politike, në fakt dhënien e kontributit në zhvillimet për konsolidimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore në Kosovë, por edhe në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë fetare e kulturore”, tha ajo për të shtuar se në të ardhmen do të shihet rritja e aktiviteteve këto fusha në përputhje me mandatin e përfaqësuesit special BE-së.
Jetëgjatësia e dhe lloji i mandatit të përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, i cili vlen deri në muajin gusht, do të varet nga vendimi i radhës së shefes së diplomacisë evropiane, Catherine Ashton.
Kjo e fundit, ua dorëzoi në muajin e shkuar përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së një draft dokument në lidhje me ndryshimet në Shërbimin e Jashtëm Veprues të Bashkimit Evropian. Në këtë dokument nuk ishin të përfshirë korniza vepruese edhe për rreth 11 përfaqësuesit special të BE-së në rajon dhe botë.
Ndarja e çështjes së mandateve të përfaqësuesve evropianë në botë dhe ajo e Shërbimit të Jashtëm Veprues Evropian thuhet se është bërë për shkak të nevojës për t’ju përshtatur specifikave të vendeve në të cilat veprojnë të dërguarit e BE-së. /rel/