Rrëzohet kërkesa e Altin Lamaj për përjashtimin e gjyqtarit Broci
26/04/2010 Avokatët kërkuan largimin e Brocit, pas rrëzimit të kërkesave për pavlefshmëri
TIRANË - Ende pa filluar mirë procesi gjyqësor kundër Altin Lamaj, akuzuar për dhjetëra vepra penale, avokatët kërkojnë të mos vazhdojnë me gjyqtarin Artan Broci, duke pretenduar përjashtimin e tij. Gerd Hoxha mori në shqyrtim kërkesën e të pandehurit Lamaj, në prani të prokurorëve Shpëtim Kurti dhe Blerim Tominaj. Ndërsa avokatët e tij janë Fatos Shanaj dhe Genc Gjokutaj. Si shkak për përjashtimin e Brocit, avokatët paraqitën faktin se: “Gjyqtari ka shfaqur mendim për mënyrën e përfundimit të gjykimit të kësaj çështjeje, pasi i ka rekomanduar mbrojtësve të të pandehurit mundësinë e kërkimit të procedimit me gjykim të shkurtuar. Ky “sugjerim është bërë menjëherë, pasi janë rrëzuar kërkesat për pavlefshmëri të akteve. Gjithashtu, gjyqtari ka shfaqur mendim për fakte dhe rrethana objekt procedimi, përpara dhënies së vendimit. Por Gerd Hoxha vendosi të rrëzojë kërkesën duke e argumentuar me faktin se mbrojtësit e të pandehurit nuk kanë paraqitur asnjë provë. Gjithashtu u vu re se edhe gjatë seancës i pandehuri nuk paraqiti asnjë provë tjetër. Prokurorët shpjeguan, se në asnjë rast gjyqtari Artan Broci, nuk ka shprehur opinion apo, mendim të njëanshëm në favor apo, disfavor të të pandehurit Altin Lamaj, apo të ketë bërë sugjerime lidhur me gjykimin e shkurtuar. Për pasojë, ata kërkuan rrëzimin e kërkesës së paraqitur, për përjashtimin e Artan Brocit. Altin Lamaj nuk është paraqitur në asnjë prej seancave. Ndërkohë që ende nuk është lexuar akuza ndaj tij, ndërsa gjykata nuk ka pranuar kërkesën e avokatëve për të quajtur të pavlefshme të gjitha aktet e hetimit paraprak. Dyshohet se ka kryer krime në vitin 2000 në bashkëpunim me persona të tjerë. U dënua me burgim të përjetshëm nga Krimet e Rënda, por ky dënim u prish nga Gjykata e Lartë për të rifilluar edhe një herë në shkallën e parë të Tiranës. Ky ka qenë edhe shkaku që nxiti avokatët e Lamaj të kërkojnë largimin e Brocit dhe zëvendësimin e tij me një tjetër. Sipas vendimit, nuk mund të ketë pavlefshmëri të akteve për aq kohë sa ata kanë kaluar një herë në gjykatë dhe nuk janë kundërshtuar. Por edhe pse avokatët kërkuan përjashtimin, gjyqtari Artan Broci paraqiti kërkesën për dorëheqje, e cila nuk u pranua.