E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ia vjedhin dhëmbët

Një vjedhje shumë e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt.

Hajnat me dhunë janë futur në shtëpinë e Xh.T. 39 vjeçar, dhe kanë arritur të vjedhin 5 dhëmbë prej ari, një pushkë automatike të tipit “Skorpion” dhe 1500 euro.

“Policia për këtë rast është njoftuar të shtunën rreth orës 21 dhe menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes. Sipas asaj që ka deklaruar ankuesi Xh. T, me vendbanim në rrugën “Libeteni”, në Ferizaj, persona të panjohur i janë futur me dhunë në shtëpi dhe i kanë vjedhur 5 dhëmbë ari, në vlerë prej 750 eurove, një armë automatike dhe 1500 euro para të gatshme”, konfirmon zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, toger Agim Gashi.

Zëdhënësi ka thënë se policia ende nuk ka ndonjë të dyshuar për këtë vjedhje të pazakontë, por që me këtë rast është duke punuar Njësiti i Hetimeve pranë stacionit të policisë në Ferizaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›