E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostitutat klasi të hoteleve, 200 deri në 400 euro për akt

26/04/2010 Gjykata lë të lira të tria prostitutat, ndërsa dërgohen në “arrest me burg” dy tutorët

TIRANË- “Detyrim për paraqitje”, një herë në dy javë në Policinë Gjyqësore, është masa e arrestit dhënë nga gjyqtarja e gatshme Manjola Xhoxha, për tre vajza të cilësuara si prostituta. U kapën në një prej lokaleve në dalje të Tiranës, ndërsa erdhën në gjykatë me lot në sy duke kërkuar mëshirë. Ndërkohë që la të lirë prostitutat, vendimi i dhënë nga Xhaxho la në burg dy tutorët e tyre. Vajzat kanë qenë të punësuara si të tilla, por Prokuroria zbuloi se ato mbaheshin në mbikëqyrje nga dy djem, të cilët merrnin paratë. Një e nga një pesë të arrestuarit janë paraqitur nën shoqërimin e efektivave të policisë në sallë, brenda kafazit të hekurt. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë shpjegim. Avokatja Vjollca Pustina u shpreh pas vendimit, se ishte akuza ajo që kërkoi të liheshin të lira vajzat dhe të qëndronin në burg tutorët e tyre. Fillimisht janë paraqitur tre vajzat, të cilat shfrytëzoheshin si prostituta. Gjyqtarja e gatshme Manjola Xhaxho, i ka pyetur vajzat për gjeneralitet e tyre. Në momentin që ajo ka vijuar me akuzën, mësohet se vajzat kanë nisur që të qajnë. Duke mos mundur dot të japin shpjegime, kanë qenë mbrojtësit e tyre që në emër të klientëve kanë kërkuar masën sigurisë detyrim për paraqitje. Prokurori ka shpjeguar se vajzat shfrytëzoheshin nga dy tutorët e tyre si prostituta në hotel “Eklipsi” në Lundër. Ai i konsideroi vajzat si “viktima”, dhe kërkoi caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” masë kjo e vendosur edhe nga gjykata. Vajzat janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku edhe më pas janë liruar. Ndërkohë që seanca ka vazhduar me caktimin e masës së sigurisë për dy të arrestuarit, Besim Lami, 33 vjeç, lindur në Krujë e banues në Tiranë dhe Gentian Buzi, 33 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Dy të arrestuarit nuk kanë dhënë shpjegime. Prokurori i shpjegoi gjyqtares së gatshme se ndaj të pandehurve ka prova bindëse ku vërtetohet se për një periudhë të gjatë kohore kanë shfrytëzuar vajzat si prostituta në hotelin luksoz. Sipas akuzës, në ngarkim të tyre Prokuroria disponon përgjime filmike, të cilat janë kryer gjatë 4 muajve të fundit. Më tej u tha se dy tutorët iu gjenin vajzave klientë kryesisht kosovarë, të cilëve i kërkonin nga 200-400 euro për çdo akt. Tre vajzat që punonin si prostituta dhe dy tutorët e tyre u arrestuan gjatë një operacioni të zhvilluar tre ditë më parë në hotelin “Eklipsi”. Vajzat mësohet se kanë qenë në dhomat e tyre duke kryer marrëdhënie seksuale me klientët e radhës të gjetur prej tutorëve. Mbi ta Prokuroria ka ngritur akuzën e “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›